Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka qenë i ftuar këtë të martë në emisionin e njohur italian “Pomeriggio 5”.
Përball gazetares Barbara D’Urso, ai ka rrëfyer për karrierën e tij si futbollist, si dhe kanë shkëmbyer shumë batuta mes vete
Prej shumë vitesh ai është i martuar me këngëtaren me famë botërore Shakirën, me të cilën ka dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.
I pyetur për jetën e tij private, Pique tregoi se si janë njohur me Shakirën vite më parë, gjatë Botërorit 2010.Telegraf
“Disa futbollistë, përfshirë dhe mua ishin në videoklipin e ‘Waka Waka’, himni zyrtar i botërorit të atij viti. Ajo më tha se do këndonte sërish në finale, kështu që nuk u mendova dy herë, për ta ritakuar duhet të shkoja deri në fund. Dhe e mbajta fjalën, tashmë jemi të lumtur dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm”, është shprehur mbrojtësi i Barcelonës.
Përndryshe, dyshja janë shfaqur së bashku edhe në klipin më të ri të Shakirës “Me Enamore”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...