Këngëtarja Shakira dhe bashkëshorti i saj Gerard Pique kanë rënë pre e thashethemeve për një ndarje mes tyre ditët e fundit.
U përfol se çifti i kanë dhënë fund lidhjes, por përmes një dedikimi në Instagram, Pique u ka mbyllur gojën të gjithëve.
Pique ishte i pranishëm së fundi në provat e këngëtares për turne. Në një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me të cilën falënderon fansat për përkrahjen, bashkëshorti i bëri komentin më të bukur.
“Ia dolëm. U ndjeva sikur performova për herë të parë”, shkruan Shakira.
“E meriton kaq shumë. Të dua”, ishte komenti që Pique la në videon e Shakirës.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...