Një zëdhënëse e këngëtares Pink, tha se ylli i pop muzikës u pranua në spitalin e Sidneyt për shkak të virusit.
Koncerti i parë i turneut “Beautiful Trauma” u anulua me rekomandimet e mjekëve Australian, transmeton portali Arbresh.info.
Ajo kishte probleme gjatë ditës së shtune që kulmuan gjatë mbrëmjes së të të dieles.
Pink u pranua në spital për dehidrim dhe se u lirua më pas, por sërish u kthye gjatë ditës së djeshme në spital, pas së cilës u diagnostikua me një virus në stomak.
Pritet që koncertet e planifikuara për të premten dhe të hënën, të mbahen gjatë ditëve të javës së ardhshme.
Turneu i saj i Australisë filloi më 4 korrik dhe duhet të përfundon më 26 gusht të këtij viti./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BmALVhblDhv/?taken-by=pink
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin