Pete Davidson është “i bindur” Ariana Grande do ta lë atë

19:25 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Pete Davidson mendon se Ariana Grande duhet të jetë ‘e verbuar’ për të pranuar propozimin e tij për martesë.

 

Ylli 24 vjeç i Saturday Night Live dhe këngëtarja 25 vjeçe e “God Is A Woman”, të cilët kanë forcuar lidhjen që nga maji, do të martohen, por Davidson ende është i shqetësuar se mos Ariana do të humb interesimin në atë.

Komediani foli hapur në lidhje me marrëdhënien e tij me Arianën në ‘coverin’ për edicionin Variety Power të Young Hollywood.

Pete Davidson, Variety

Duke kujtuar takimin e tyre të parë në SNL në mars të vitit 2016, Davidson tregon për burimin e jashtëm: “Unë sigurisht po përpiqesha të majë vetën dhe të mos jem ngjethës”. Ndërsa shkëndijat ishin aty për të dy në atë kohë, ata nuk filluan një romancë të vërtetë deri rreth tre muaj më parë.

Nuk e dinim se si tjetri ndihej – ose si të trajtonim tjetrin, thotë Davidson për Variety. Vetëm pak javë pasi filluan lidhjen, Pete vendosi t’I propozoi Arianës. “Nuk doja të bëja diçka të rëndomtë,” tha ai rreth propozimit. “Ishim duke qëndruar në shtrat, pasi shikuam një film. Dhe unë veq i thathë, ‘Do të martohesh me mua?” Ishte vërtet e mahnitshme.”

Pete Davidson, Ariana Grande, MTV Video Music Awards, VMAs

Por ai nuk ishte plotësisht i sigurt nëse Ariana do të pranonte propozimin e tij. “Ende mendoj se ajo është verbuar apo ka goditur kokën fortë,” tha Davidson. “Diçka ka për të ndodhur dhe ajo do të thotë, ‘Çfarë *** po bën ky këtu? Por tani për tani jemi shkëlqyeshëm.”

 Marrëdhënia e Grandes dhe Davidson ka marrë shumë vëmendje nga fansat dhe shtypi që kur filloi në maj. Si rezultat, Davidson vendosi të heq dorë nga rrjetet sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme