Në funeralin e Aretha Franklinit morën pjesë shumë yje, ndër to edhe Ariana Grande, e cila këndoi një nga këngët e saj.
Mirëpo një situatë e sikletshme dhe pak e turpshme është krijuar nga Peshkopi që udhëhoqi funeralin e Aretha Franklinit.
Ai i ka kërkuar faljes këngëtares Grande që i preku pjesën anësore të gjirit përderisa ishte në skenë.
Një video e publikuar gjithandej në rrjetet sociale, shfaq këtë moment kur pas përfundimit të performancës së këngëtares, Peshkopi Charles H Ellis III, ia vë dorën pas shpinës dhe ia prek pjesën anësore të gjirit.
Të revoltuar nga ky gjest, mijëra fansa të këngëtares filluan ta shpërndajnë këtë video me hashtagun kritikues “#RespectAriana”.
https://twitter.com/monaeltahawy/status/1035683239912976386?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1035683239912976386&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fmediale-vip-showbiz%2F943987%2Fpeshkopi-i-kerkon-falje-ariana-grandes-qe-i-preku-gjoksin-ne-funeralin-e-aretha-franklin%2F
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...