Eurovision është festivali më i madh muzikor në Evropë.
Çdo vit në këtë festival të muzikës zgjedhet kënga më e mirë, dhe kjo bëhet me anë të votave të publikut, mirëpo një pjesë të ndikimit në numrin e pikëve e kanë edhe juria e shtetit të caktuar, dhe zgjedhja e tyre së bashku me atë të publikut do të vendosë se sa pikë i shkojnë secilit shtet.
Këtë vit jurinë e shtetit shqiptar e nis ish-pjesëmarrësja në Eurovision Olta Boka, pastaj vijnë edhe Marsela Çibukaj, Endri Sina, Orgesa Zaimi dhe Haig Zacharian, shkruan rtv21.
Kjo juri do të përcjellë të dyja gjysmëfinalet si dhe finalen dhe pastaj do të votojë duke marrë parasysh të gjitha elementet muzikore si dhe ato skenografike.
Eurovisioni i këtij viti mbahet në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, pasi Ukraina ishte fituese e këtij festivali vitin e kaluar në Stockholm. Gjysmëfinalet do të mbahen me 9 dhe 11 maj, ndërsa finalja me 13 maj, ku 42 shtete do të konkurrojnë për të fituar vendin e parë.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...