Google ADS

Pesë padi të tjera të ngritura kundër P Diddy

17:47 | 21 Tetor 2024
E.G

Avokati Tony Buzbee, i cili përfaqëson viktimat në çështjen kundër reperit P Diddy, ka ngritur pesë padi të reja.

Pasi shpalli gjashtë akuza të reja javën e kaluar, Buzbee shtoi edhe pesë të tjera sot, duke e çuar totalin në më shumë se 130 akuza kundër reperit 54-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, paditë janë ngritur nga dy burra dhe tre gra, ndërsa vendet dhe datat e sulmeve të supozuara janë të ndryshme. Një nga viktimat pretendon se ishte 13 vjeç kur ndodhi sulmi.

Padia theksonte se situata ka ndodhur në vitin 2000 në New York në një festë pas ‘Video Music Awards’.

Ajo më pas dyshohet se ishte droguar dhe kur shkoi në dhomë për t’u shtrirë, P Diddy hyri në dhomë me një person mashkull dhe një femër, të cilët u etiketuan si të famshëm. Më tej thuhet se Diddy dhe një mashkull e përdhunuan atë, ndërsa personi femër e shikonte.

Një nga burrat pretendon se sulmi ndodhi në një festë në vitin 2022, ku Diddy dyshohet se hyri në zyrën e tij private, hoqi pantallonat dhe “kapi” organet e tij gjenitale. Në aktakuzë thuhet se sulmi është ndalur nga një sportist i njohur.

Një tjetër aktakuzë pretendon se P Diddy drogoi dhe sulmoi seksualisht viktimën së bashku me një person të famshëm.

Kujtojmë se reperi P Diddy u arrestua më 17 shtator në New York, dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ku do të qëndrojë deri në fillimin e gjyqit, i cili është caktuar për 5 maj 2025. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme