Pesë ditë nga koncerti i madh në Kullën Eiffel, Rita Ora sjell pamje të reja nga përgatitjet

22:49 | 25 Shtator 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është drejt finalizimit të përgatitjeve për koncertin e madh që do të mbaj në Paris, më 30 shtator.

30-vjeçarja do të dhuroi performanc live në Kullën Eiffel të Parisit, para miliona fansave në një transmetim të drejtpërdrejt.

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri te dita finale, ylli i muzikës ka ndarë me fansat në Instagram një tjetër video ku shihet duke u ngjitur në Kullën Eiffel.

“Edhe 5 ditë. Rita in Paris lansohet shumë shpejt, biletat në shitje tani”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos së realizuar gjatë përgatitjeve për natën e shout.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja e hitit “You for me” së fundi ka qenë e angazhuar në spektaklin “Voice Australia”, në panelin e jurisë.

Rita, ditëve të fundit po ashtu pozoi për ballinë e revistës së njohur “Vogue Australia” në numrin e tetorit.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme