Kjo mund të ju ketë ikur por edhe këngëtari prizrenas ishte prezent në ngjarjen e madhe “Grammy Awards”.
Këngëtari shqiptar, Durim Morina, i cili njihet me nofkën Mirud ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”.
Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, pranë të cilit ka treguar se për veshjen e tij është kujdesur një dizajnere shqiptare.
Kujtojmë që Mirud së fundmi ka qenë në Shqipëri, pasi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”.
Në “Grammy Awards”, Dua Lipa ka qenë shqiptarja e parë e cila ka rrëmbyer çmime. Ajo ishte e nominuar për dy kategori, atë “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...