Dy nga çiftet më të diskutuar të showbizit turk janë padyshim Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu, çifti i njohur nga “Mes dy dashurive” dhe Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen të njohur nga “Trumcaku”
https://www.instagram.com/p/Bhd_VkCncFQ/?utm_source=ig_embed
Mbi marrëdhënien mes dy çifteve është diskutuar shumë nisur nga xhelozia e Kadir për partnerin e bashkëshortes në serialin “Dashuri e pafund”. Më pas, dy dasmat e tyre u krahasuan, duke arritur në përfundime të tipit se Fahriye kishte kopjuar Neslihan dhe se fustanet e tyre ishin shumë të ngjashme.
https://www.instagram.com/p/BhI2b0ugCDb/?utm_source=ig_embed
Megjithatë, këtë herë shtypi turk i ka diskutuar çiftet e njohur në një këndvështrim tjetër, atë të biznesit. Thuhet se Kadir Dogulu do të largohet përkohësisht nga aktrimi për të ngritur një kompani të tijën në pronësi të së cilës është edhe bashkëshortja e tij, Neslihan. E njëjta gjë thuhet edhe për Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, edhe pse nuk bëhet e ditur industria në të cilën ata do të investojnë. Si do të jenë vendimet e tyre, ne do të preferonim t’i shihnim më shumë në ekranin e televizorit apo jo?/tring.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...