Përgjatë historisë, disa nga njerëzit më inspirues dhe më të suksesshëm që ka njohur bota, kishin nisur karrierën e tyre nga pika e dëshpërimit.
Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shkencëtarë, këngëtarë, aktorë… (të gjallë apo të vdekur), atyre u kishin thënë se ata nuk janë njerëz që premtojnë në zanatin e tyre.
Fatmirësisht, ata nuk qenë dorëzuar dhe koha dëshmoi se, eprorët e tyre jo vetëm që kishin gabuar në gjykimin e talentit të tyre – por, kanë mundur të shuajnë karrierën e disa prej njerëzve më të talentuar që ka njohur bota.
Këta të famshëm janë shembulli më i mirë për të gjithë njerëzit se, në jetë duhet të udhëhiqemi nga vullneti dhe jo nga dëshpërimi. Të shohim kush janë këta persona.
Albert Einstein
Ndoshta një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më me ndikim në histori të njerëzit, e të cilit në shkollë i patën thënë se nuk vlente “pesë pare”. Megjithatë, mund të paramendoni ndjenjën e atij personi që e kishte përçmuar Einsteinin, kur ky i fundit ishte shndërruar në yll botëror.
Michael Jordan
Sot Jordanin e njohim si legjendë të basketbollit – por, nuk ishte gjithmonë i tillë. Paramendojeni, në shkollën e lartë, atë e patën përjashtuar nga ekipi shkollor i basketbollit.
Marilyn Monroe
Para se të pushtonte Hollywoodin dhe të fitonte famën e ikonës botërore, Marilyn Monroe ishte përpjekur të depërtonte në pasarelat e modës. Fatmirësisht, apo fatkeqësisht, merreni si të doni, disa agjenci të modës e kishin përçmuar duke i thënë se nuk ishte mjaftueshëm e bukur për këtë punë dhe se asaj do t’i shkonte mirë një punë e sekretares.
Elvis Presley
Pas përformancës në Grand Ole Opry, në Nashville – Tennessee, Elvisit i patën thënë që për të më mirë do të ishte të kthehej në Memphis dhe të vazhdonte karrierën si shofer kamioni. Çfarë ndodhi më pastaj, sigurisht e dini.
Walt Disney
Ai ishte kreatori i personazhit ikonik, Mickey Mouse, dhe inxhinier i perandorisë “Disney”. Sidoqoftë, në vitin 1919, Disney ishte përjashtuar nga City Star, sepse, siç i patën thënë: “i mungonte kreativiteti dhe nuk kishte ide të mira”.
Oprah Winfrey
Gati në fillim të karrierës së saj, mbretëresha e televizionit, ishte ndeshur me një vlerësim aspak të këndshëm. Asaj i kishin thënë se është e papërshtatshme për të punuar në televizion dhe se nuk është në gjendje t’i ndajë emocionet nga puna.
Vincent Van Gogh
Piktori i famshëm, në të gjallë të tij, kishte arritur të shiste një pikturë të vetme – të cilën ia kishte shitur një shoku të tij për një shumë të papërfillshme parashë. Sot, ndërkaq, punimet e tij vlerësohen miliona dollarë. Për shkak të skamjes, ai shpeshherë kishte punuar edhe i uritur, por krijoi mbi 800 vepra të papërsëritshme
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...