Edhe pse kanë kaluar thuajse 20 vjet nga vdekja e lady Dianës, priceshës më të famshme të të gjitha kohërave, sërish ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut mbarëbotëror.
Princesha e Uellsit, njohur ndryshe edhe si Princesha e popullit, është shquar gjithmonë për stilin e saj elegant dhe sharmant, ku krahas ngjyrave bie në sy edhe një element shumë identifikues, çantat e vogla të dorës.
Këto çanta, të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme, i përkisnin koleksionit të stilistes londineze Anya Hindmarch, e cila kuronte gjithmonë stilin mbretëror të lady D. Por këto çanta nuk shërbenin vetëm për të plotësuar veshjet e saj, ato kishin një funksion akoma më të veçantë.
E imagjinoni dot për çfarë bëhet fjalë ? Qëllimi i tyre ishte të mbulonin dekoltenë e princeshës në raste incidentesh dhe të pengonte paparazzët e shumtë.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...