Tuna Sejdi ka futur në sherr dy prezantuesit e Klan, Rudina Magjistarin dhe Ermal Mamaqin.
Tuna ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në ‘Xing me Ermalin’, këtë herë ishte intervista e parë ku foli për ndjesinë e të qenit nënë, apo edhe për marrëdhënien e saj dhe Patris Berishës.
Madje bashkë me partnerin nuk ngurruan të flisnin edhe për sherrin mediatik mes saj dhe vëllait të Patrisit, Robert Berishës.
Por ajo që ka habitur dhe që i bëri të gjithë lëmsh ishte përgjigja që dha, teksa Ermali e pyeti nëse do të shkonte për intervistë tek emisioni i Rudinës.
‘Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë’,- u shpreh Tuna.
Pas kësaj përgjigje, nuk ka vonuar reagimi i prezantuese së njohur: ‘Hej Tune darling po hakmerresh se po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtarë, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që se detyron njeri të thotë atë që do?!
Se s’di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq më vjen për ato që të kanë afër, sa për programin kam, s’kam simpati personale ne i ftojmë të gjithë.
Këtë punë bëjnë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton se ç’vend zë ti në këtë gjithë histori, ku prej vitesh showbizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, ke qejf ti shohësh me talent, kulturë dhe klas.
Hajt me shnet!
P.s Ermal e do dhe ti një?’
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...