Google ADS

Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Edhe sytë e tu t’i kam pa, veç te unë s’i kishe”

11:46 | 27 Nëntor 2024
Q L

Driloni dhe Sara kanë përjetuar një moment përplasjeje me njëri-tjetrin.

E gjitha ndodhi kur në një moment Gresa po i rrëfente Arionit se nuk ishte ndjerë rehat nga shikimet sipas saj që i kishtë bërë gjatë gjithë kohës Vullneti.

Mbi këtë qëndrim të saj, reagoi Driloni, i cili ia kontestonte mendimin rreptësisht, duke i thënë se është e kundërta.

”Nëse kishe mujt me hongër dikënd me sy, ti e kishe hongër krejt Vullnetin, unë ju kam këqyr të dyve”, shprehej ai drejt Gresës.

Ndaj këtij komenti, reagoi Sara duke i kërkuar të mos përfshihej në punët që s’i takojnë.

”Lëri njerëzit e tjerë rehat, shih vetën tate”, dëgjohej ajo t’i drejtohej Drilonit çka dhe e acaroi këtë të fundit.

”Zara, edhe sytë e tu t’i kam pa sot”, reagonte Driloni derisa e vazhdoi përgjigjien e pyetjes së Sarës se ku, me: ”Gjithkund veç te une jo”.

Ndiqni pamjet më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme