Mbrëmjen e 6 Shkurtit, Alketa Vejsiu u ngjit në skenën e teatrit Ariston, me një skenografi madhështore nga Gaetano Castelli, si bashkëprezantuese e Amadeos dhe Georgina Rodriguez, para miliona shikuesve italianë, shqiptarë dhe nga e gjithë Europa.
Me ngjitjen në skenën e Ariston preezantuesja shqiptare preku ëndrrën e fëmijërisë, pikën më të lartë të karrierës së saj, një natë në Sanremo.
E ftuar në “Opinion”, Vejsiu ka tregua se si arriti të shkonte në festivalin italian, ndërsa tha se e gjithë indicia kishte qenë nga një ëndërr.
“Prandaj është interesante se kjo historia është film…I them bashkëshortit tim kam parë një ëndërr shumë interesante dhe ai më thotë, unë kur të kam njohur 20 vjeç mbaj mend që ti kishe ëndërr të shkoje tek “Amici” pse e le përgjysmë këtë ëndërr, duhet t’i rikthehesh sepse ke fuqinë për ta bërë duhet ta besosh. Unë e mora seriozisht këtë mbështetje dhe shkrova menjëherë email-in e parë të cilin e nisa në disa vende përfshirë Maria De Filipin që më la shumë muaj në pritje për një takim , nuk ndodhi asnjëherë ky takim për shumë arsye.
Bashkë me skuadrën time na lanë në pritje shumë muaj dhe për shkak të anxhendës takimi nuk ndodhi dhe unë ndërkohë që asgjë nuk po ndodhte mora hapat e mia duke menduar që duhet gjetur një strategji tjetër sepse Toni Robins që unë ndjek kështu thotë: “Nëse një strategji nuk funksionin atëherë duhet gjetur një tjetër”.
Të shohim kush është producenti dhe menaxheri më i njohur në Itali i industrisë së prezantuesve televiziv dhe më doli emri Lucco Presta Arcobaleno gjithmonë, më doli Paolo Bonolis menaxheri i famshëm i prezantuesve televiziv dhe mendova është një shenjë kjo mbase duhet të shohim në këtë dritë. Bëjmë lëvizjet e radhës një telefonatë më asistenten e Luccio Prestës e cila rezulton që ishte shqiptare, babain kalabrez dhe nënën shqiptare…Po po kjo është gjithë historia interesante.
Shqiptare e lindur në Itali dhe e rritur aty, por nënën nga Shqipëria. Ajo më ndihmoi që të realizohej pas 6 muajsh takimi me Luccio Prestën. Kemi mbi tre vite që japim e marri, ai ka ardhur. Para dy viteve e takoi në studion e tij në Romë, nuk i kërkova asgjë i thashë kush isha dhe e ftova që të vinte në Shqipëri për të parë produksionet e mia.
Kjo është bërë me shkallë, me kujdes nuk është bërë në mënyrë invazive dhe imponuese. Unë doja të bënim një bashkëpunim italo-shqiptar për shkak të një ëndrre italiane të vjetër dhe kisha shumë dëshirë që edhe nëse nuk shkoja në Itali të sillja diçka nga Italia siç ka ndodhur këto dy vitet e fundit … Dhe kështu vendosëm që të sillnim pak Itali në Shqipëri që të krijohej një cilësi në programet e mia.
Ai erdhi në Klan pa sesa bukur realizojmë produksionet tona absolutisht prestigjioze dhe në të njëjtin nivel me produksionet televizive në Itali. Më prezantoi me Amadeusin disa muaj më parë për fatin tim të madh ndodhi që këtë vit të ishte 70-vjetori i Sanremos të ishte Amadeus prezantues dhe drejtues artistik”-tregon Alketa.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...