Google ADS

Përmes këngës “Zeus”, Eminem i kërkon falje Rihannës

10:45 | 19 Dhjetor 2020
A. B.

Ikona botërore e rep-it, Eminem së fundi ka publikuar albumin e ri surprizë, shoqërues i albumit të tij të 11-të, “Music to Be Murdered By”.

E përmes disa vargjeve ai i kërkoi falje publike Rihannës, shkruan CNN transmeton portali arbresh.info

Në mesin e 16 këngëve të reja është edhe kënga “Zeus” në bashkëpunim me White Gold, përmes së cilës reperi i kërkon falje Rihannës mbi tekstin e një dekade të vjetër për Chris Brown që doli më 2019.

Në vargjet e rupturës së tij Eminem thotë se “anoi” kah Brown pasi ai u shpall fajtor për sulmin që ia bëri Rihannës më 2009-tën.

“Për sa kohë që unë përsëri premtoj të jem i sinqertë / Dhe me gjithë zemër, kërkoj falje, Rihanna. Për atë këngë që rrodhi, më fal, Ri / Nuk kisha për qëllim t’ju shkaktoja hidhërim. Pavarësisht, ishte gabim i imi”.

Albumi nga Eminem dhe bashkëpunëtori i tij prej një kohe të gjatë Dr. Dre, përfshin gjithashtu DJ Premier, Ty Dolla $ ign dhe Sly Pyper./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme