Përmallohet Elvana, i mbushen sytë me lot kur kujton fëmijërinë

18:33 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka krijuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Ajo tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në Amerikë për të depërtuar në tregun ndërkombëtar të muzikës, shkruan arbresh.info.

Por, Elvana së fundi po qëndron në Shqipëri pranë familjarëve kur me këtë rast ka shfrytëzuar kohë për të shëtitur në qytetin e saj të lindjes.

Ajo bashkë me motrën e saj, Migenën kanë shijuar kohën e bukur që po mbizotëron atje.

Elvana ka postuar disa imazhe në Instagram duke theksuar që iu mbushën sytë me lot pasi që ka një kohë të gjatë që ajo nuk bën shëtitje në qytetin e saj.

Ndryshe, Elvana është duke punuar për të sjellur projekte të reja për tregun ndërkombëtar./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Bg_OjnWlZin/?taken-by=elvanagjataaaa

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme