Truproja e Kylie Jenner, Tim Chung, i ka hedhur poshtë thashethemet se ai është babai i vajzës së yllit televiziv.
Në javën e kaluar u përhapën spekulime se pjesëtari i stafit të sigurimit të 20-vjeçares ishte babai biologjik i vajzës së porsalindur Stormi Webster.
Pas heshtjes disaditore, Chung e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram, ku numëron mbi 744 mijë ndjekës për t’i përgënjeshtruar raportimet në faqet rozë dhe mediat sociale.
“Unë jam person shumë privat dhe asnjëherë nuk do të reagoja ndaj thashethemeve dhe raportimeve që janë kaq pa lidhje dhe qesharake”.
“Për shkak të respektit të madh ndaj Kyliet, Travisit, vajzës së tyre dhe familjeve të tyre, dua të qartësoj se marrëdhëniet e mia me Kylien dhe familjen e saj janë të kufizuara rigorozisht në aspektin profesional”, ka shkruar mes tjerash truproja.
Në postimin e tij, Tim, i cili është edhe pjesëtar i Departamentit të Policisë së Los Angelesit, ka sqaruar se ky është komenti i vetëm që do të bëjë në lidhje me këtë çështje.
Kujtojmë që më 1 shkurt të këtij viti, Kylie solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën që e pagëzoi Stormi Webster
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...