Efi dhe Mikela, dy shoqe të pandashme që u bënë të njohura në Big Brother VIP Albania, kanë ndarë rrugët.
Dyshja ishin gjithmonë të afërta, deri sa ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën në Instagram, një veprim që ngjalli kureshtje dhe pyetje për atë që kishte ndodhur mes tyre.
E ftuar në emisionin “Goca & Gra” Efi u pyet për arsyet e kësaj ndarjeje.
Ajo shpjegoi: “Miqësia nuk u prish në Big Brother. Unë mendoj se disa njerëz duhet t’i duash dhe t’i vlerësosh sa kohë i ke pranë. Në momentin që gjërat tuaja nuk përputhen më, është koha të ndahemi dhe secili të shohë jetën e tij. Unë nuk kam ditur ndonjëherë të them ‘jo’, kam qenë gjithmonë aty”.
Më tej, Efi zbuloi se është bashkëpronare me partnerin e Mikelës, por Mikelën nuk e ka takuar.
Ajo tha se ka pasur shumë grindje dhe hatërmbetje dhe në fund erdhën në përfundimin se nuk mund të vazhdonin më si shoqe.
Efi gjithashtu sqaroi se ajo nuk e ka hequr Mikelën nga Instagrami, duke lënë të kuptohet se ky veprim ka ardhur nga Mikela. /Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...