“Nëse ai nuk arrin të provojë se nuk e ka abuzuar kurrë, atëherë fiton Amber,”-kështu tha avokati i aktores pas gjyqit të fundit. Gjyqi i Johnny Depp me Amber Heard po përfundon, ndërsa avokatët e aktorit po bëjnë të gjitha përpjekjet për të rikthyer reputacionin e mirë të emrit të tij, pas akuzave të ish-bashkëshortes për dhunë, abuzim verbal dhe provokim emocional.
Para përfundimit të gjykimit, secila palë do të ketë mundësinë të paraqesë argumentet e saj përfundimtare. Vendimi do të jepet, pikërisht gjashtë vjet pasi Amber Heard botoi një artikull në Ëashington Post duke akuzuar Depp për dhunë. Ndërkohë që ekipi ligjor i aktorit pretendojnë se imazhi i tij është njollosur nga pretendimet e ish-bashkëshortes dhe se ajo vetë bën çmos për të fituar famë dhe para. Dhe sigurisht, ka prova se ku mund ta mbështesin këtë kategori.
Menjëherë pasi çifti u divorcua në 2016, Heard e kishte bërë të qartë se “nuk i donte paratë e Johnny” dhe kishte premtuar se nëse ajo fitonte gjyqin, do t’i jepte 7 milionë dollarët që do të merrte për bamirësi. Më pas, Heard tha se kishte dhuruar gjysmën e parave për Unionin Amerikan të Lirive Civile dhe pjesën tjetër për Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles, dy organizata të mëdha jofitimprurëse që mund të përfitonin nga një donacion i madh si ky. Puna është se ajo nuk ua ka dhënë asnjëherë shumën e plotë, siç kishte dëshmuar në gjyqin e parë në vitin 2020, në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar. Më herët sot, Ben Chew, avokati i Johnny Depp, i tha gjykatës se Amber Heard po “gënjente vazhdimisht” dhe “se kishte justifikim për gjithçka”.
“Ndërsa emri i zotit Depp do të njolloset përgjithmonë nga këto akuza të tmerrshme dhe të rreme, ky rast është për t’ju treguar historinë e tij dhe të vërtetën. Ka të bëjë me rikthimin e reputacionit të tij të humbur. Ka të bëjë për t’ju treguar fëmijëve Lily-Rose dhe Jack, se ia vlen të luftosh për të vërtetën. Ju lutemi kthejini atij emrin, reputacionin dhe karrierën e tij,”-shtoi Chu.
Avokatja e Johnny Depp, Camila Vazquez, iu drejtua juristëve, duke kërkuar një trajtim të drejtë për klientin e saj. Siç tha ai, nuk bëhet fjalë për para apo dënim, por është një jetë njerëzore, e cila tashmë është shkatërruar. Nga ana tjetër, avokati i aktores e mbylli fjalimin e tij para gjykatëses dhe jurisë, duke përsëritur se Heard nuk e përmendi emrin e Johnny Depp askund në artikullin e lartpërmendur dhe se çdo gjë e ka bërë për të luftuar dhunën.
“Pavarësisht se Johnny Depp do që ta bëjë të tijin këtë artikull, ai nuk përmendet askund,”- tha ai, duke injoruar edhe një herë se aktorja e kishte nënkuptuat dhe dukej qartë se i referohej atij.
Pavarësisht akuzave, gjyqi që është transmetuar live ka marrë vëmendjen e gjithë mediave të botës, madje është ndjekur live edhe nga qytetarë të thjeshtë të interesuar, duke e kthyer në një “reality show”. Depp, 58 vjeç, paditi Heard, 36 vjeç, për 50 milionë dollarë, shifër kjo që nëse humb do të shkatërrojë ekonomikisht aktoren, e cila ka “net worth” vetëm 8 milionë. Megjithatë mbetet për t’u parë se kush do të triumfojë./arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve