Rita Ora ka prekur majat e muzikës botërore, ndërsa në mbrëmjen e 30 shtatorit preku majën e Kullës Eiffel në qytetin e Parisit.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare shkëlqeu si me performancën, ashtu edhe me veshjen e punuar me porosi pikërisht për natën e madhe të saj.
Fustani plotë glamurë dhe elegancë u punua nga marka “Fendi dhe Kim Jones, të cilët ylli i muzikës i ka falënderuar me një postim në Instagram dhe Facebook, shkruan arbresh.info.
Duke ndarë disa imazhe nga Kulla Eiffel, 30-vjeçarja u shpreh se është ndjerë si një princeshë.
“Faleminderit shumë Fendi dhe Kim Jones për këtë kostum të mrekullueshëm për perfomancën e Parisit. Ju vërtetë dini si të bëni një vajzë të ndihet si princeshë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...