Artistja kosovare me famë botërore, Rita Ora sonte do të performojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2023”, si e ftuar speciale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat e fundit të Eurovision 2023 në M&S Bank Arena në Liverpool, shkruan Arbresh.info
Këngëtarja, 32 vjeçe, e cila po performon gjatë gjysmëfinales të së martës, dukej e mahnitshme e veshur e tëra në të zeza.
Rita veshi një kostum model nga lëkura të shkurtër me dekolte të hapur dhe doreza bashkë me një pjesë të tejdukshme që i rrinte e fryrë sipër belit dhe përfundoi pamjen me gete dhe çizme të gjata.
Rita , do të performojë një potpuri këngësh të saj në gjysmëfinalen e Eurovisionit.
Ndryshe, Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën ‘Duje’./Arbresh.info/
lexo edhe:
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?