Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është paraqitur këtë javë në fazën e parë të konkurrimit në festivalin “Kënga Magjike 2017”.
Ajo ka vendosur të sprovojë veten edhe njëherë në garën më të madhe të muzikës në vend, teksa ka sjell një performancë mjaft të veçantë për publikun.
“Hajmali” titullohet balada me të cilën ajo ka zgjedhur të konkurrojë këtë vit, e cila është punuar nga Elgit Doda, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur Olti Curri.
Ajo ka sjell një performancë shumë të veçantë gjatë prezantimit të këngës, ku e veshur në një fustan të bardhë, dhe të hapur te fundi i tij, dhe shoqëruar nga efekte të speciale të ndriçimit, bëri të dukej sikur këngëtarja të ishte një xixëllonjë që po këndonte në një tjetër dimension.
Mund të jetë rastësi, por një performancë e këtij lloji nuk është e para për publikun shqiptar, kjo pasi ata kanë pasur rastin të shohin edhe diçka tjetër të tillë më parë.
Ishte këngëtarja Jennifer Lopez e cila kishte sjell dy vite më parë në mbrëmjen finale të talent-show “American Idol” një performancë të tillë, ku shfaqej vezulluese me dritat që “shkriheshin” përgjatë fustanit të saj.
Jennifer Lopez ishte e para e cila solli një performancë e cila ndërlidhte fustanin e saj të madh me efektete e ndriçimit.
Elementet e ndryshe skenike kishin bërë që performanca të merrte shumë ngjyra, me çka edhe publiku kishte ngelur i impresionuar.
Jo më shumë se një muaj larg J.Lo, edhe këngëtarja ruse Polina Gagarina, e cila ishte përfaqësuesja e Rusisë në “Eurovision 2015” kishte sjell një paraqitje të tillë kaq të veçantë.
Përgjatë interpretimit të këngës “Milion Voices”, Gagarina kishte impresionuar publikun, ndërsa elementet që ndriçonin skenën e “Eurovisionit” i patën dhënë një paraqitje shumë të veçantë asaj, ndërsa fustani i këngëtares dukej thjeshtë magjik.
Pa marrë parasysh se mund të duken të ngjashme, të tri këto performanca mbesin të veçanta në stilin e tyre.
Çiljeta duket bukur nën efektet speciale të ndriçimit, ndërsa ka zgjuar kureshtjen se si do të duket në fazat pasardhëse të festivalit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...