Një nga surprizat më të mëdha të gjysmëfinales së Eurovizionit është Monika Liu, përfaqësuesja lituaneze për të cilën sot po zhurmojnë rrjetet sociale dhe mediat evropiane.
Vajza me një model flokësh të pazakontë, e cila këndoi në gjuhën e saj amtare lituaneze, shkoi në finale, megjithëse në sondazhe nuk i kishin dhënë asnjë shans se ajo mund ta prekte finalen.
Para gjysmëfinales Monika ishte në fund, dhe më pas Evropa dëgjoi këngën e saj dhe e pa në skenë.
Monica këndoi në Eurovision Song Contest me të njëjtin fustan që këndoi në konkursin në Lituani. Fustani i ri, thotë ajo, ishte shumë i shtrenjtë.
“Po mendoja për një fustan tjetër, por mbi të gjitha ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Veç kësaj kuptova që fustani që kam është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e performancës sime”, ka thënë më herët këngëtarja.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...