Ylli i muzikës botërore shqiptarja Dua Lipa u kërkon falje fansave në llogarinë e saj në Twitter për përdorje të shprehjeve raciste.
Me një postim drejtuar mijëra fansave të saj ajo ka shkruar një status për të gjithë ata që janë ndjerë të ofenduar për coverin e saj të Mila J, ‘Smoke, Drink, Break-Up’, e cila ishte lansuar në vitin 2014 dhe në të cilën kishte përdorur shprehjen raciste Nigga, fjal kjo e cila është ofenduese për njerëzit me ngjyrë, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë i Duas: ‘Në lidhje me coverin tim të vitit 2014-të, unë asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj dikë apo ta mërzisë dikë. Nuk e kam thënë fjalën e plotë, mirëpo mendoj se nuk duhet ta kisha bërë edhe atë që kam bërë’ u shpreh ajo.
Këngëtarja vitin që lamë ka shënuar suksese më të mëdha në karrierë dhe së fundi ajo ka paralajmëruar edhe albumin më të ri që pritet ta lansoj së shpejti./Arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...