Për shkak të kritikave të klipit me skena të ‘nxehta’, Bebe shkon të sqarohet me babain e saj

09:39 | 27 Shkurt 2019
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka udhëtuar për në New York për t’u pajtuar me babain e saj i cili nuk po i flet shkak i skenave eksplicite në klipin e saj të fundit.

“Last Hurrah” po gëzon sukses të madh dhe po dëgjohet kudo në botë por skenat eksplicite aty kanë bërë që Bebe Rexhës babai të mos i flet prej ditësh, shkruan portali arbresh.info

Disa mesazhe që Bebe i ka publikuar në Instagram kanë bërë bujë në media pasi në to babai i saj i kishte thënë t’i ndalojë këto skena “pornografike”.

“Është mirë që të ndaloni postimin e kësaj pornografie të çmendur sepse je duke më sëmurë”, ishin fjalët e tij.

“Nuk mund ta duroj këtë gjë. Jam i turpëruar kudo që shkoj në publik. Jam shumë i zhgënjyer me ty, nuk mund ta besoj”, citohet të këtë thënë tutje Flamur Rexha.

Ndryshe, kënga deri më tani është shikuar më shumë se 6 milionë herë në YouTube që nga premiera e para katër ditëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme