Google ADS

Për pesë ditë, “Duro” e Dafina Zeqirit arrin mbi 3 milionë klikime

20:33 | 18 Mars 2021
L G

Kënga e re e Dafina Zeqirit, e cila u publikua para pesë ditëve ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

“Duro” ka arritur saktësisht 3,095,357  klikime që nga 13 marsi kur u publikua në Youtube, shkruan arbresh.info

Kjo këngë ka për mesazh luftën e depresionit, në një kohë të pandemisë kur qytetarët po përballen me izolime e përkeqësim të gjendjes emocionale e ekonomike.

Theje heshtjen” ka qenë mesazhi i Dafinës në fund të këngës.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Elinel dhe pjesë e klipit të realizuar nga Entermedia janë Adriana Matoshi, Lum Veseli, Ira Asllani e Drin Lumi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme