Kelly Clarkson dhe partneri i saj do t’i japin fund martesës pas 7 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve. Cili ishte shkaku i ndarjes? Sipas këngëtares, divorci ishte opsioni i saj i vetëm!
Duket se dyshja kishte probleme prej muajsh dhe ishin përpjekur t’i zgjidhnin duke kaluar shumë kohë në prani të njëri-tjetrit. Ata u karantinuan larg Los Angeles-it për t’i kthyer gjërat në normalitet, por në fakt, rezultoi krejt ndryshe.
Karantina dhe mjedisi që i rrethoi për muaj me radhë, vetëm sa e bindi çiftin përfundimisht për t’u divorcuar.
“Koha që kaluan bashkë në karantinë, vetëm sa e bëri edhe më sfiduese situatën. Karriera e Kelly-it e ndihmoi paksa ta hiqte mendjen nga problemet, por gjendja e këtyre muajve i dha kohë të mendonte për veten dhe martesën e saj”, shprehen burime për Entertainment Tonight.
Procesi i divorcit ka nisur prej disa javësh sepse këngëtarja e dinte që “duhet të ndiqte zemrën dhe se më në fund kuptoi që divorci ishte opsioni i saj i vetëm”.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, prandaj takimet familjare vijojnë si më parë. Në fakt, burime pranë tyre thonë se “të dy janë zemërthyer, por prioriteti kryesor janë fëmijët”.
“Fokusi i tyre tani është bashkëprindërimi, pasi kjo situatë ishte gjëja e fundit që ata mendonin se mund të gjendeshin ndonjëherë. Ata e kuptojnë që divorci s’është i thjeshtë për fëmijët, por si Kelly ashtu dhe Brandon janë prindër të mrekullueshëm. Duhet thjesht kohë”./anabelmagazine
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...