Google ADS

‘Për ju moda është të dilni zhveshur’, Kiara Tito u kthehet kritkuesve

09:57 | 5 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Në puntatën e fundit të “Style star show”, Kiara kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër që i nxirrte në pah format, por kjo veshje duket se ka marrë shumë kritika.

Moderatorja ka ndarë në Instastory një koment ku shkruhet: “Sa keq je veshur o prezantuese. Për të mos thënë e zhveshur”.

Kiara përgjigjet: “1 në 100 komente që po lexoja. Vërtet akoma në 2022 komentohet gjatësia e një fustani? Për më tepër në një emision mode. Nuk kam koment.”

Më pas moderatorja ka ndarë edhe mesazhin e një ndjekëse e cila i thotë: “Për ju moda është të dilni zhveshur”.

Kiara e ka marrë me të qeshur këtë mesazh dhe paralajmëron se këtë javë do shfaqet akoma më ‘bombë’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme