Mozzik ka publikuar këngën më të re, Bespreme, për të cilën fansat janë të bindur se si dedikohet ish partneres së saj, Loredana, me të cilën ka një vajzë. Ndërsa ende nuk ishte publikuar kënga, kur reperi kishte bërë me dije vetëm se si do të titullohej, nisën të qarkullonin thashetheme se kujt i dedikohet.
Tani, fansat janë më të bindur kur dëgjuan tekstin që duket se i drejtohet Loredanës. “Loredana left the chat”, “Loredana pikën në buzë”, “Loredana bespreme”, ishin vetëm disa nga komentet e ndjekësve. “Ti ki qef me mpa tu vujt. E për inati tem shkon ja jep ti gjithkujt”, thotë reperi në një pjesë të këngës.
Kujtojmë që Loredana ka sjellë së fundmi një duet me Noizy-n, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak ish partnerit të saj. Në rrjete sociale, u vu re se Noizy dhe Mozzik kishin fshirë postimet e përbashkëta lidhur me këngën që sollën pak muaj më parë, Madam, që rezultoi një sukses./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...