Google ADS

Për herë të tretë, Loredana nominohet si performuesja më e mirë zvicerane

10:21 | 21 Tetor 2021
A. B.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është gjithmonë shumë e komentuar për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ajo është gjithashtu shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Lori së fundi ka njoftuar fansat e saj se për të tretën herë është nominuar në “MTV Europe Music Awards 2021”.

Ajo për dy vite radhazi është shpërblyer si “Performuesja më e mirë zvicerane”, gjersa sivjet është nominuar në po të njëjtën kategori.

Kujtojmë se, MTV EMA 2021 kësaj radhe do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena, Hungari. /arbresh.info/

Të ngjashme