Për ditëlindje, Teuta Krasniqin bashkëshorti e surprizon me një veturë të re

18:48 | 27 Korrik 2021
Arbresh.info

Teuta Krasniqi sot po feston ditëlindjen e 39.

Aktorja kosovare me njerëzit e saj të afërm po e kalon këtë ditë kaq të rëndësishme për të, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Por, krahas buqetave me lule që ajo ka pranuar, bashkëshorti i saj, Adonisi i ka bërë surprizën që ajo nuk e priste.

Trajneri i fitnesit ka zgjedhur që Teutës t’i bëjë dhuratë një veturë të tipit “Renault”, e cila kap vlerën e 44 mijë eurove, e që aktorja nuk ka hezituar të publikojë edhe pamje.

Ndryshe, Teuta dhe Adonisi ka vite që janë bashkë dhe kanë një vajzë të quajtur Kaia./reporteri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme