Gordon Douglas Chalmers ka përdorur rrjetet Facebook dhe Skype përmes të cilave ka gjetur viktimat e tij.
Personat e famshëm shpesh përdorin famën e tyre për t’iu ndihmuar personave në nevojë, por ka edhe prej atyre që keqpërdorin identitetin e të njëjtëve persona.
Njëri prej tyre është edhe një profesor universiteti nga Australia i cili para dhjetë vjetësh kishte nisur të paraqitej si Justin Bieber, në mënyrë që prej fansave të marrë foto lakuriqe.
Profesori Gordon Douglas Chalmers përmes rrjeteve shoqërore ka pasur kontakt me madje 157 viktima nga e gjithë bota, prej të cilëve 20 fëmijë nga Britania e Madhe, 50 nga Amerika.
42- vjeçari është arrestuar dhe dënuar për madje 900 ngacmime seksuale, shkruan “The Sun”.
“Ky hetim tregon se sa janë të lëndueshëm fëmijët, të cilët çdo ditë përdorin rrjetet shoqërore dhe internetin.
‘Fakti është se kaq shumë fëmijë kanë menduar se me të vërtetë po komunikonin me personin e famshëm dhe kjo dëshmon se duhet të na shtyjë për një edukim më të mirë në lidhje me sigurinë në internet”, ka thënë detektivi Jon Rouse.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar