Për Arta Elezajn kanë filluar pushimet, pozon në bikini në një jaht luksoz

16:27 | 20 Mars 2022
A. B.

Arta Elezaj është ndër femrat e njohura shqiptare më të komentuara në mediat rozë, si për linjat trupore, por edhe për jetën luksoze që bën.

Bukuroshja nga Klina ndonëse ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri televiziv, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale, e ku nuk mungojnë provokimet dhe ekspozimi i formave trupore, shkruan arbresh.info

Arta së fundi është shfaqur nga pushimet luksoze ku shihet e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë me detaje me shenjë të dollarit.

Elezaj tregoi linjat joshëse të trupit në disa poza të shkrepura nga një anije, teksa ajo relaksohej nën rrezet e diellit.

Sidoqoftë, Elezaj vazhdon të jetë shumë e kërkuar në fushën e modës dhe tani bashkëpunon me marka të llojllojshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme