Një punë e fundit”. Është ndër frazat që mund t’i dëgjojmë në filmin e ardhshëm “The Old Man & The Gun”, ku në rolin kryesor mund ta shohim Robert Redfordin.
Ky i fundit me të vërtetë e ka paraqitjen e fundit në ndonjë film hollivudian, pasi që ka vendosur të pensionohet në moshën 81-vjeçare.
Ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për EW teksa ka konfirmuar largimin prej botës së industrisë së filmave.
“Kurrë mos thuaj kurrë, por kam arritur në përfundimin se ky ishte filmi i fundit i imi pasi do të shkoj drejt pensionimit. Pra , kjo është e mjaftueshme. Dhe pse të mos dalësh me diçka që është shumë optimiste dhe pozitive?”, tha ndër të tjerash super ylli.
Theksojmë se filmin do të mund ta shohim premierë më 28 shtator në festivalin “Toronto International Film”.
Ndryshe, Redford nisi karrierën e aktrimit në vitin 1960, ku mbi supe ka gati 60 vjet karrierë artistike.
Aktori gjatë karrierës ka fituar dy çmime Oscar, njëherë “Bafta Awards” si dhe tre herë “Golden Globe Awards”.
Ai është themeluesi i Festivalit të Filmit Sundance që mbahet në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...