Të gjithë ju që mezi prisni sezonin më të ri të serialit Peaky Blinders, kemi një lajm për ju.
Sezoni i ri do të shfaqet në muajin tetor në Netflix, transmeton portali arbresh.info.
Lajmi i mirë u bë i ditur nga llogaria zyrtare e serive në Twitter.
“Për të gjithë fansat tanë jashtë Britanisë së Madhe, mund të konfirmojnë që seria 5 e #PeakyBlinders do të jetë në dispozicion në Netflix nga data 4 tetor”, thuhet në njoftim.
https://twitter.com/ThePeakyBlinder/status/1162364129031704578
Ndryshe kujtojmë se seriali që në rolin kryesor ka Tommy Shelby që luhet nga Cillian Murphy do të shfaqet me 25 gusht në BBC One në Britaninë e Madhe.
Në sezonin e ri do të prezantohen një mori personazhesh të reja, pasi që Tommy bën rrugëtimin e tij drejt Westminister në rolin e tij të ri si deputet. Puna e Tommy në Londër do të thotë gjithashtu se vëllezërit e tij Arthur dhe Fin u lihet të kryesojnë Peaky Blinders në Birmingham, gjë që duhet të jetë interesante të thuash më së paku./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/B0-PSJhhrna/?utm_source=ig_embed
“Albin kompjuteri”, Lushtaku – Kurtit: 55 euro ia caktoi çmi...
Abdixhiku premton rritje të pagave që në javën e parë të qev...
Dështon për herë të katërt gjykimi ndaj Bujar Bukoshit për “...
Shqipëri/ Protestuesit u vënë flakën gomave në rrethrrotulli...
Murati: Pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit civilë, ...
Bordi i RTK-së nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së...