Festivali i Filmit në Berlin do të zhvillohet në Shkurt, ashtu siç ishte e planifikuar. Sipas Reuters, edhe pse shifrat në Gjermani vijojnë të jenë të larta, festivali do të zhvillohet pasi nëse nuk ndodh do të ishte një humbje e madhe.
Organizatorët po shikojë mundësinë që eventi më i rëndësishëm i filmit të zhvillohet në sale, megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e transmetimit online.
E quajtur ndryshe Berninale, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë.
Festivali do të zhvillohet në datat 11-21 shkurt dhe do të respektohen të gjitha udhëzimet shëndetësore si mbajta e maskave, testimi i aktorëve, producentëve, matja e temperaturës etj.
Salla, prezantuesit dhe numri i përgjithshëm i filmave do të përcaktohen nga organizatorët brenda javës së ardhshme
Festivali i Filmit në Berlin tërheq 480.000 kinaestë, yje filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.
Statuja “Ariu i Artë”, që është edhe çmimi simbol i këtij i festivalit, është një nga çmimet më prestigjioze në Evropë, së bashku me festivalin e Kanës në Palme d’Or të Francës dhe çmimin Lion i Artë i Festivalit të Filmit në Venecia.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...