Funerali i mbretëreshës së muzikës soul, Aretha Franklin është shoqëruar me kritika të shumta dhe incidente që nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së fansave në Twitter.
“Mbretëresha” e incidenteve është bërë papritur këngëtarja Ariana Grande, e cila është ngacmuar seksualisht para miliona teleshikuesve dhe në një ngjarje të shenjtë, ku ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën një figure si Franklin.
Ishte pastori Charles Ellis, i cili u tregua më shumë miqësor dhe i afërt seç duhet me Ariana Granden, teksa nuk i rezitoi formave seksi të këngëtares, duke e prekur nga gjoksi për rreth një minutë gjatë funeralit.
Ellis e vendosi krahun e tij rreht mesit të këngëtares teksa ishin në podium dhe e shtrëngoi dorën si pa të keq rreth gjoksit të saj, duke e lënë të shtangur Ariana Granden.
Skena e turpshme doli në dritë pasi shumë njerëz shpërthyen në Tëitter duke postuar fotot përkatëse me hashtagun #RespectAriana.
Peshkopi që shërbeu në funeralin e Aretha Frnaklin kërkoi më pas falje ë një intervistë për Associated Press për mënyrën se si e ka prekur Granden në skenë.
“Nuk ishte asnjëherë qëllimi im të prekja gjoksin e saj”, tha Ellis.
Ai shtoi: “Ndoshta kam kaluar kufirin, ndoshta kam qenë shumë miqësor, por përsëri, kërkoj falje”./gsh/
https://twitter.com/musicfactnews/status/1035666503276945408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1035666503276945408%7Ctwgr%5E373939313b636f6e74726f6c&ref_url=http%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2F2018%2F09%2F01%2Fpastori-kap-ariana-granden-nga-gjoksi-ne-funeral-video%2F
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj