Sipas ‘Forbes’, Kylie Jenner është bërë zyrtarisht miliarderja më e re e të gjitha kohërave duke e hequr nga froni themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg.
Ky titull më në fund i është ndarë 21-vjeçares, kur kihet parasysh se me muaj të tërë është spekuluar se ajo do të arrinte pasuri miliardëshe, shkruan arbresh.info.
Kylie ka reaguar me një postim të publikuar në llogarinë e saj, Instagram teksa e falënderon Forbes.
https://www.instagram.com/p/BupD9l8H1x4/?utm_source=ig_embed
“Faleminderit Forbes”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, në listën e Forbesit për njerëzit më të pasur në botë, këtë vit në vend të parë ndodhet Jeff Bezos që ka pasuri prej 131 miliardë dollarësh. (Mirëpo, pas finalizimit të divorcit me gruan e tij, ai do të zhvendoset nga vendi i parë, pasi një pjesë pasurisë do t’i shkojë asaj).
Në listën e miliarderëve të rinj ndodhet edhe themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, i cili në moshë 28-vjeçare ka pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh. / arbresh.info/
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur