Google ADS

Pasi u bë miliarder, Kanye West blen shtëpinë e fëmijërisë

08:52 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Kanye West thuhet të ketë blerë shtëpinë e tij të fëmijërisë në lagjen South Shore të Cikagos, vetëm disa ditë pasi Revista Forbes e emëroi atë miliarder.

Agjenti i patundshmërisë Dennis Rodkin tha për WGN9 që reperi e bleu shtëpinë për rreth 225 mijë dollarë dhe do të ketë nevojë për të paktën 60,000 dollarë riparime, pasi ishte lënë e pa kujdesur, transmeton portali arbresh.info.

Prona ishte blerë më parë nga një bamirësi e lidhur me West, që prej asaj kohe ai ka ndërprerë lidhjet me të, pas një mosmarrëveshje me mikun e tij të fëmijërisë, reperin Rhymefest.

Organizata, Shtëpia e Donda – emëruar pas nënës së tij të ndjerë që vdiq në 2007 pas ndërlikimeve me një procedurë kozmetike, bleu shtëpinë në vitin 2016 me planet për ta kthyer ndërtesën në një ‘inkubator’ të arteve të komunitetit për të rinjtë në rrezik.

Nëna e West-it Donda e bleu shtëpinë përsëri në fillim të viteve 1980 dhe e shiti atë në 2004./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme