Pasi Marina i tha të qepte gojën, vjen reagimi befasues nga Big Mama

17:51 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Gjatë transmetimit të emisionit ‘C’este la Vie’ të dielën mbrëma, moderatorja Marina Vjollca iu drejtua Big Mamës me një tonë të ashpër duke i thënë ta qepte gojën.

“Do të të pushoj nga puna, qepe gojë”, iu drejtua Marina, Big Mamës.

Pasi që kjo u bë lajmë në të gjitha mediat rozë ka ardhur edhe reagimi I këngëtares, shkruan arbresh.info

Big Mama ka shkruar ‘“Pse moj Marina më the ashtu, e kanë vendosur të na futin në sherr, por se kanë parë atë ditë kurrë! Të dua o engjëll, o njeriu më i mirë në botë!”.

Duke sqaruar kështu që raportet mes tyre janë shumë miqësore dhe se e gjitha ishte keqinterpretim i mediave./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme