Gjyste Vulaj është këngëtarja e cila përveç zërit, është bërë e njohur për publikun edhe nëpërmjet veshjeve dhe stilit të saj ekstravagant.
Prej disa vitesh ajo e ka ndarë jetën mes Malit të Zi dhe Gjermanisë ku ka ndërtuar dhe karrierën e saj muzikore. Lidhur me planet në të ardhmen, Gjyste ka folur ditën e sotme në emisionin “Rudina”. Në fillim të emisionit moderatorja e pyeti lidhur me koncertet e mëdha të datës 1 dhe 3 qershor të organizuar në sheshin “Skënderbej”. Përgjigjja e saj i ka befasuar të gjithë, pasi këngëtarja e ka akuzuar Ritën se ka vjedhur muzikën e bashkëshortit.
“Tani për koncertin e Rita Orës s’dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është “vallja e Rugovës”. Atë version e ka bërë Sokoli para shumë-shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. Megjithëse u pendova që e thashë”,- u shpreh këngëtarja teksa në fund tregoi se është krenari që Rita zgjodhi muzikën e Sokolit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...