Danjela fitoi zemrën e trajnerëve dhe të publikut në natën e dytë të “The Voice Kids”, jo vetëm me zërin e saj, por edhe me historinë dhe optimizmin që e karakterizon në çdo hap.
E menjëherë më pas, zëri dhe historia e saj pushtuan jo vetëm hapësirën e “The Voice Kids”, por edhe rrjetet sociale dhe portale të ndryshme në hapësirën mbarëshqiptare.
Vajza nga qyteti i Kukësit jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste, ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon.
Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Patjetër që një pjesë e rëndësishme pë Danjelën është edhe muzika.
Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë.
Vjen në ‘The Voice Kids’ për të patur mundësinë e një eksperience të bukur dhe për të bërë krenare familjen e saj. Prindërit e mbështesin në çdo pasion të sajin, duke tejkaluar çdo vështirësi ekonomike për t’i përmbushur ëndrrat.
Danjela solli kështu në ‘The Voice Kids’ jo vetëm talentin e saj, por dhe një mesazh të bukur optimizmi dhe vlerash të vërteta në jetë./TCH
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...