Françeska Jaçe, e njohur si ish banore e “Big Brother” është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas dhunës së ushtruar ndaj ish shoqes së saj.
Ngjarja për të cilën tashmë policia ka nisur procedim penal ndaj Jaçes, ka ndodhur rreth orës 21:30 të së hënës në një lokal në zonën e Ish-Bllokut, ku pas një debatimi, Jaçe ka goditur me grusht në fytyrë si dhe ka kapur për flokësh shoqen e saj, Katerina Beqon.
Menjëherë pas incidentit Françeska ka dalë nga lokali dhe është larguar, ndërsa e dëmtuara ka shkuar në komisariatin nr. 2 ku dhe ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen, që u bë hit pas publikimit të videos.
Deklarimet që ka dhënë komisariatin nr.2 gjatë denoncimit që bëri pas ngjarjes, Katerina Beqo, u shpreh se incidenti me Françeskën ka ndodhur për xhelozi, pa shpjeguar se për çfarë xhelozie bëhej fjalë. Gjithashtu ajo ka shprehur se para disa muajsh kanë qenë shoqe të ngushta bashkë, por miqësia e tyre u prish sipas saj, për faj të Françeskës dhe momentalisht nuk takoheshin më.
Ndërsa mbrëmjen e së martës kanë rastisur në të njëjtin lokal te zona e Ish-Bllokut, ku kanë nisur të shkëmbejnë batuta dhe ironi me njëra-tjetrën.
Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat pë...
Kërcënimi me jetë ndaj Osmanit, Presidenca: Institucionet nu...
A do ta tërheqë VV-ja kandidaturën e Albulena Haxhiut për kr...
Telefonata Trump-Putin përfundon pas dy orësh
Drejtori menaxhues në ZRRE: Nuk do të lejojmë të abuzohet me...
Kurti: Qeveria do t’i qëndroj pranë prodhuesve vendorë