Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi së fundi ka reaguar në rrjetet sociale.
Kjo pas vendimit për rrënimin e Burgut të Gurrakocit, të cilin e mori Komuna e Istogut, shkruan portali arbresh.info
Astriti vjen pikërisht nga ky fshat i madh në Istog. Madje, vëllai i tij, Faruku dhe djali i axhës, Burimi, kanë qenë pjesë e të burgosurve në kohën e regjimit serb.
Postimi i plotë:
Ky eshte burgu i Gurrakocit, nje burg i tmerrshem i ish regjimit, ne kete burg jane burgosur e maltretuar me mijera shqipetar para dhe gjate luftes, perfshi ketu edhe vllau im dhe djali i axhes Burimi e shume qytetar te komunes se Istogut! Komuna paska vendos me e rrenu, ky eshte nje gabim i madh. Ne Prishtine nuk u rrenua burgu, por u kthye ne muze, njejte duhet te ndodhe edhe me fatin e kesaj ndertese! Nese nuk dini cfare te beni, te pakten mos rrenoni! Mendoni me shume per vende te reja te punes! /arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...