Ermal Meta këngëtari me orgjinë shqiptare i cili fitoi festivalin e Sanremos në Itali ka folur në një intervistë telefonike në “Wake Up” duke shprehur emocionet për këtë sukses të madh.
Ai u shpreh se nuk e priste që ta fitonte Sanremon edhe pse kënga “Non mi avete fatto niente” kishte një mesazh shumë të fortë, shkruan Blitz.al.
Ai gjithashtu ka treguar si nisi bashkëpunimi me Fabrizion: “ Fabrizio Moro më ka kontaktuar në qershor dhe unë e kam pëlqyer gjithmonë si artist. Pas atentitit që ndodhi në koncertin e Ariana Grande-s fansta kishin frikë të vinin në koncertet tona. Kjo ishte arsyeja që ne vendosëm të prezantoheshim me këtë këngë”.
Meta sigurisht ka folur edhe për zhurmën e madhe që u bë në lidhje me këngën pas pezullimit të saj duke shpjeguar se : “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë, kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.
Ai e ka mbyllur intervistën duke thënë se ndihet krenar që është shqiptar dhe rrënjët nuk fshihen. “Unë jam shqiptar dhe kjo është një gjë që nuk dua ta fsheh, dhe nuk mund të fshihet sepse nuk fshihen rrënjë. Unë jam shumë krenar”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...