Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë pas tërmetit që ka goditur vendin.
Por, pavarësisht të gjithave, festivali “Kënga Magjike” deri tani nuk është anuluar dhe mbi të gjitha ka ndërmarrë nismën që me të ardhurat që do të mblidhen nga biletat e shitura do të ndërtojnë shtëpi për banorët e prekur nga tërmeti. Ky vendim ka qenë i producentit Ardit Gjebrea dhe artistëve pjesëmarrës .
Për shkak të tërmeteve, këngëtarja Besa Kokëdhima përmes një njoftimi deklaron se po tërhiqet nga “Kënga Magjike”.
“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, ka shkruar ajo./blitz.al/
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...