Pas suksesit të këngës, Elvana i ka disa fjalë!

13:17 | 27 Shkurt 2019
A. B.

Elvana Gjata ka falënderuar bashkëpunëtorët që e ndihmuan të rikthehet me këngën e bukur ‘Tavolina e mërzisë’.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata dje ka publikuar projektin e saj “Tavolina e mërzisë”, e interpretuar tejet bukur nga artistja.

Për muzikën dhe vargjet e kësaj kënge u përkujdesën Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku dhe për aranzhmanin Darko Dimitrov.

Elvana ka falënderuar të tre dhe ndjehet krenare që ka punuar me ta.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku jane 2 legjenda te Kosoves dhe jam krenare qe punuam bashke! Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Thank you @darkodimitrov The best!”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar në Instagram.

Po ashtu, artisja është shprehur e lumtur se kjo zemër u ka prekur zemrat fansave.

“Te jem e sinqerte ndjesia eshte gjithmone si heren e pare… dhe smund te rri pa thene qe me ben pafund te lumtur qe ju prek zemren kjo kenge njesoj si mua..”, ka shkruar më tej ajo.

https://www.instagram.com/p/BuYT8JoBY32/?utm_source=ig_embed

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme