Reperi i njohur Fero dje është përfshirë në një skandal.
Raportohet se reperi i fashmëm Feronit Shabanaj apo i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij Bujar Ibishin kanë sulmuar producentin Jetmir Agajn, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit e ka raportuar menjëherë rastin në Polici duke treguar se është sulmuar në studion e tij.
Derisa ngjarja ka ndodhur në orën 15:30 Fero dhe truproja e tij në ora 20:30 kanë vendosur të vetëdorëzohen në polici.
E sot pas rastit të djeshëm ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Arbenita me anë të një instastory në instagram ajo ka treguar përkrahjen ndaj tij.
“Njerëzit do të flasin broçkulla pa marrë parasysh çfarë. Mediat janë të rreme. Sa keq që kemi lindur në një shoqëri të gabuar që nuk na meriton.Të urrejnë që je i vërtetë dhe njeri me zemër të mirë. Unë të njoh ty dhe e di që ata do të vrisnin për të parë të rrëzoheshe. Një mbretëreshë do të mbrojë gjithmonë mbretin e tij. Ata planifikojnë, por Zoti është planifikuesi më i mirë nga të gjithëve. Shihemi së shpejti i dashur, le t’i vrasim ata që na urrejnë me sukses.”, ka shkruar modelja krahë imazhit bashkë me Feron./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...