Pas skandaleve, Rita Ora nuk do të jetë më pjesë e “The Masked Dancer”

10:25 | 10 Shkurt 2021
A. B.

Artistja me famë botërore, Rita Ora është e vetmja gjyqtare e “The Masked Dancer” që nuk do të kthehet në sezonin e ri të spektaklit.

Këngëtarja, 30 vjeçe, filmoi shfaqjen shtatorin e kaluar, para se të duhej të kërkonte falje për thyerjen e rregullave anti-COVID pasi bëri një festë ditëlindjeje në Londër dhe shkoi në Egjipt, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Një burim ka pretenduar tani që drejtuesit e televizionit po e konsiderojnë Oti Mabuse, 30 vjeç, si zëvendësuesin e saj, ndërsa Jonathan Ross, Davina McCall, Mo Gilligan dhe drejtuesi Joel Dommett do të qëndrojnë në rolet e tyre.

Burimi i tha The Mirror: ‘Shikuesit kanë parë Ritën të shtunën në mbrëmje për javë të tëra, por “The Masked Dancer”m u regjistrua para se të bëhej festa e ditëlindjes së saj në nëntor.


Burimi në fjalë përmend faktin se mënyra se si u sill Rita i bëri shumë njerëz të ndihen keq dhe se këngëtarja nuk i ka bërë asnjë favor vetes.

Derisa u diskutua për personin që mund të jetë zëvendësues i mundshëm, ata thonë se janë me shpresë që do të nënshkruajë.

Rita Ora aktualisht është në Australi, ku do të filmojë “The Voice” për muajt e ardhshëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme